Askush nuk kthen sytë nga Memaliaj/ Agron Llakaj shpërthen në lot
Dritare.net
Llakaj ka thënë se Memaliaj është shumë i varfër, ndërsa shtoi se askush nuk ka kthyer sytë nga ata njerëz.
“Unë thashë më parë që shkoj shpesh në Memaliaj dhe e vetmja gjë që marr pas është dhimbja dhe trishtimi. Duke parë që nuk ka asnjë të ardhme, sepse çdo qeveri nuk i kthen sytë nga Memaliaj, sepse iku miniera, u largua çdo gjë, filloi u ç’bë qyteti. Thonë më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Varfëria është ulur këmbëkryq, dhe unë të vetmen gjë jam munduar, herë pas here kam shkuar duke dhënë koncerte. Ndonjëherë që nuk dua ta përdor këtë shprehjen, bashkë me Ylli Bakën kemi shkuar e kemi dhënë një tip koncerti le të themi bamirësie. Kemi shpërndarë disa pako me ushqime, që më vjen turp që e thashë tani këtë…”, ka thënë Llakaj duke qarë./ I.M-Dritare.net