Asad akuzon Erdoganin: Po përdor grushtin për të vënë në zbatim një projekt ekstremist
E Enjte 21 Korrik 2016, 20:08
Dritare.net
Në një intervistë për agjencinë zyrtare kubane të lajmeve Prensa Latina e publikuar sot, Assad pohoi se presidenti turk po përdor grushtin e shtetit me qëllim zbatimin e projektit të tij ekstremist, atë të “Vëllazërisë Myslimane”, që Erdogan e ka shumë për zemër.
“Ky akt është i rrezikshëm për Turqinë dhe shtetet fqinje, duke përfshirë Sirinë”, njoftoi presidenti sirian i angazhuar prej pesë vitesh në një luftë të ashpër kundër rebelimit të mbështetur nga Riadi, Doha por gjithashtu dhe Ankaraja.
Assad refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të kishte dashur që grushti i shtetit në Turqi të rezultonte i suksesshëm.