As emrin nuk e ka të vërtetë. Ja 6 gjërat që nuk i dinit për Meghan Markle!

Edhe kur ishte thjesht një aktore, Meghan kishte shumë fansa.  Por tani që është pjesë e familjes mbretërore, më shumë. Ne nuk dimë çdo gjë për Meghanin. Prandaj, dritare.net ka sjellë për ju 6 gjërat që nuk i dinit për Meghan Markle.

  • Meghan, nuk është emri i saj i vërtetë

Bota mund të njohë aktoren dhe dukeshën e Sussex si Meghan Markle, por ky nuk është emri i saj i vërtetë.

Në të vërtetë ajo quhet Rakel. Meghan është emri, i saj si aktore.

  • Ajo ishte aktorja më e kërkuar në vitin 2016

Edhe pse, ata nuk u fejuan para 2017-s, princi Harry dhe Meghan e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2016. Gjithkush donte ta shihte aktoren, me të cilën ishte lidhur princi Harry. Prandaj nuk është çudi, që emri i Meghan ishte më i kërkuari.

  • Meghan ka qenë e martuar më parë

Martesa e saj me Princin Harry, nuk është martesa e saj e parë.  Në vitin 2011, ajo u martua me aktorin dhe producentin Trevor Engelson, një marrëdhënie që kishte filluar që 7 vjet më parë, informon dritare.net

  • Babai i saj është drejtor dhe fotograf
LEXO DHE :  Çfarë ndodhi në Gjermani? 14 të plagosur, asnjë pistë nuk përjashtohet

Meghan nuk është ndonjë e huaj për kamerën. Para se të bëhej aktore, ajo kishte shumë eksperiencë në botën e showbiz-it. Babai i saj ishte një fotograf i madh.

  • Sporti i saj i preferuar është joga

A keni menduar ndonjëherë se, si Meghan arrin të ruajë pamjen e saj të bukur? Kjo mund të jetë për shkak të jogës. Ajo e adhuron jogën dhe bën çdo ditë, informon dritare.net

  • Meghan ka gjak irlandez

Gjithkush e di deri tani se,  Meghan u rrit në Shtetet e Bashkuara, por a e dinit ju se, ajo ka një histori mjaft interesante?? Nëna e saj, Doria Radlan, është afrikano-amerikane dhe babai i saj, Tom Markle, është irlandez-holandez. Pra Meghan ka gjak irlandez.

A i dije këto gjëra rreth Meghan Markle? Po sigurisht që jo. /Përshtati: Kadrije Çako/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.