Arti i Anri Salës/ Artisti u tregon studentëve si e nisi

Anri Sala rikthehet aty ku mori formimin e parë, në Universitetin e Arteve, në një prezantim të punëve të tij përballë studentëve.

“Natyrisht kalimi nëpërmjet akademisë ka qenë një nga pjesët e rëndësishme të edukimit tim, por edhe të eksperiencës time”, shprehet Anri Sala, artist bashkëkohor.

Me dokumentarin e tij të parë “Intervista” 1998, artisti formulon interesin e tij mbi perceptimin e të vërtetës, realitetit dhe transformimit historik.

“Intervista, një nga punët e para që kam bërë pasi ika nga Tirana e bëri koshient se ka një lloj ngërçi midis sintaksës dhe përmbytjes”, thotë ai.

Nënteksti i projekteve të Anri Salës si “Intervista” dhe “Ravel Ravel Unravel”, të cilën ai e krijoi për pavionin francez në Bienalen e Venecias janë një eksplorim rrënjësor vetjak historish të ndërthurura për individin dhe shoqëritë në ndryshim. Fakti që impakti i këtyre punëve është pasqyruar në galeri dhe muze më të famshme në botë, përforcojnë bindjen e artistit se arti mund të kapërcejë referencat kulturore pa humbur asgjë.

LEXO DHE :  Shihni sa ka ndryshuar Irina Shayak, ndoshta nuk do ta njihni!  

“Marrëdhëniet e ndërsjellta midis produkteve kulturore dhe momenteve e proceseve historike janë gjëra që më interesojnë shumë”, shprehet Anri Sala,

Anri Sala punon në një mori mediumesh që përfshin videon, fotografinë dhe instalacionin. AI është arsimuar në Shqipëri dhe Francë, aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Duke përfaqësuar një vizion bashkëkohor ndërkombëtar./ Top Channel

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.