Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka pranuar mbrëmjen e sotme se ka qenë në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, njëherësh kreut të opozitës, Lulzim Basha.

I ftuar në studion e “Opinion”, Hoxha teksa komentoi audio-përgjimin dhe deklaratën e gazetarit Jetmir Olldashi, tha se edhe ai kishte shkuar në zyrën e Lulzim Bashës, dhe i kishte kërkuar mbështetje.

“Edhe unë kam shkuar në zyrën e Lulzim Bashës, më ka pritur, dhe i kam kërkuar mbështetje, jo vetëm për mua por për të gjithë reporterët, sepse opozita është e prirur për të vërtetën më shumë sesa qeveria. Por ajo që nuk arrij të kuptoj është se përse gazetari Olldashi, e ka dorëzuar materialin e tij tek një parti politike dhe nuk ka kontaktuar me ndonjë medie.”, – tha Hoxha. /d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Një milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.