Arta Marku debat me prokurorët: Këtu drejtoj unë!
Dritare.net
Mbledhja, i cila u zhvilluar për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, është shoqëruar me debat mes Markut dhe prokurorëve.
Kandidatja e vetme që garon për zëvendësimin e Sevdarit si anëtare e KLP-së, ishte Vate Staka, e cila u ftua nga Marku të paraqesë platformën për KLP.
Në këtë moment e ka ndërprerë prokurori Sokol Malaj, i cili tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur, kërkonte ndryshim të rregullores.
“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse merr 50+1% të votimeve”, ka kërkuar prokurori Malaj.
Ndërkohë kryeprokurorja Marku i ka bërë replikë duke i thënë: “Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë”./E.B-dritare.net