Arsyeja e rrezikshme, pse s’duhet t’i vishni këpucët brenda shtëpisë!

Disa njerëz u kërkojnë të ftuarve të tyre, që t’i heqin këpucët, ndërsa të tjerët nuk i pengojnë të hyjnë me këpucë veshur. Ndodh në çdo familje. Por çfarë ndodh nëse hyni me këpucë brenda në shtëpi? Sipas disa zbulimeve të fundit, rezulton se ju nuk duhet të hyni me këpucë veshur në shtëpi.

Pse? Nuk është e habitshme nëse ju themi që kështu futni brenda në shtëpi, papastërti të ndryshme. Bakteret dhe mikrobet do të përfundojnë në mënyrë të pashmangshme brenda shtëpisë suaj.  Nëse hyni me këpucë brenda në shtëpi jeni të rrezikuar të prekeni nga virusi Ecoli, informon dritare.net

LEXO DHE :  Protesta/ Ambasada Amerikane thirrje: Tregohuni të përmbajtur, refuzoni dhunën!

Sigurisht është shumë e rrezikshme edhe për fëmijët e vegjël, pasi bakteret në këpucët tuaja mund të shkaktojnë ndonjë pneumoni. Fëmijët e vegjël zvarriten zbathur dhe me duar rreth shtëpisë. Dhe nga kjo, fëmijët tuaj mund të rrezikohen shumë. Prandaj dritare.net ju këshillon të bëni shumë kujdes  me këpucët. Bëni mirë t’i hiqni te dera, para se të hyni brenda./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.