ARRSH: Kjo është gjendja aktuale e rrugëve, në vend!

Reshjet e dendura të borë, kanë bërë që shumë akse rrugore në vend, të shfaqin probleme me qarkullimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një njoftim për mediat, informon mbi gjendjen aktuale të rrugëve.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Krastë
Trebisht – Doganë

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 24 janar 2019

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore, njofton ARSH në Facebook./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.