Arrestohet vajza e themeluesit të kompanisë kineze Huawei

Vajza e themeluesit të gjigantit të telefonisë Huawei, është arrestuar në Kanada, dhe po bëhet ekstradimi i saj në Shtetet e Bashkuara.

Meng Wanzhou, financiere kryesore dhe zv.kryetare në kompaninë Huawei është arrestuar në Vancuver, në datën 1 dhjetor. Detajet e arrestimit nuk janë bërë ende të qarta, por në bazë të hetimeve të SHBA-ve, ka rezultuar se është bërë një shkelje e sanksioneve kundër Iranit.

Ambasada e Kinës në Kanada ka kërkuar lirimin e saj, ndërkohë Huawei tha që nuk kishte informacion rreth akuzave që i janë bërë dhe se nuk ishte i vetëdijshëm për ndonjë akt të keq të bërë nga ana e Meng.

LEXO DHE :  Rama i kthehet Konit: E mëshiroj pafytyrësinë tuaj, reagim tipik i burrave rrëshqanorë!

Arrestimi i Meng vjen në një periudhë të ndjeshme sa i takon marrëdhënieve SHBA-Kinë. Kombet janë të angazhuar në një luftë tregtare, ku të dy shtetet i detyrohen njëri-tjetrit miliona dollarë për mallrat e tyre. Arrestimi i saj nuk do të ndihmojë në armëpushimin 90-ditor që dy presidentet e shteteve ranë dakord, në samitin e G20./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.