Arrestohet shqiptari i dënuar për vdekjen e 21 emigrantëve
E Mërkurë 13 Prill 2016, 12:12
Dritare.net
I arrestuari u ndalua për një kontroll në anë të rrugës, dhe kur dha dokumentet, policia pa të dhëna të rreme, ndërsa një leje qëndrimi, lëshuar në Gercia, ishte vjedhur dhe më pas falsifikuar me të njëjtat të dhëna si të pasaportës. Emri i shqiptarit nuk bëhet me dije.
Por mediat italiane thonë se procedurat ligjore kundër tij nisën në vitin 2006, kur autoriteti gjyqësor shqiptar e ka konsideruar përgjegjës për 21 njerëz që kanë vdekur në një gomone drejtuar prej tij, ndërsa ishin duke kaluar ngushticën e Otrantos në përpjekje për të arritur në Itali.