Arrestohet polici në Tiranë, ja pse

Mëngjesin e sotëm, policia ka arrestuar një punonjës të policisë së Tiranës. Emiljano Taku, u arrestua, pasi dyshohet se i kërkoi një shumë prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim shmangies së gjobës.

Mësohet se, denoncimin e ka bërë vetë qytetari dhe menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia ka arrestuar policin në detyrë.

LEXO DHE :  Publikohen formacionet zyrtare! Ja zgjedhjet e Panuçit

Gjatë kontrollit, efektivit të rrugores iu gjet edhe kartëmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Ndërkohë, policia po vazhdon me hetimet, deri në zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes. /K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.