Arrestohet pedagogu, shiste çertifikata të gjuhës angleze
Dritare.net
Dhe është shpallur në kërkim shtetasja E. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë sekretare. Ndalimi i Ukë Buçpapaj dhe nisja e procedimit në ngarkim të E. M., u bë sepse gjatë ushtrimit të detyrës tek kjo shoqatë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fallsifikuar një numër të konsiderueshëm çertifikatash të gjuhës Angleze, të cilët u’a kanë shitur studentëve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, kundrejt shumës 150 euro çdo çertifikatë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 çertifikata të lëshuara nga kjo shoqatë. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”, “Falsifikimi i dokumenteve, në bashkëpunim” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 164/b, 186-25 e 180 të Kodit Penal.