Arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm
Dritare.net
Thuhet se me datë 24.08.2017 u bë e mundur kapja e shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi në sajë të një bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën.
Shqiptari Xhemal DULE ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Si ndodhi ngjarja
Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen “Partizani”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhemal DULE, në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B