Agjentë të policisë së Tiranës kanë vënë në pranga këtë të premte biznesmenin Arben Rreli, aktiv në fushën e ndërtimeve.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave Rreli akuzohet për ndërtime të paligjshme.Biznesmeni në fjalë ka ndërtuar një kompleks vilash në zonën e Farkës, në Tiranë. Në korrik 2012, ndërtuesi është rrahur dhe kanosur me armë zjarri, pranë kopshtit botanik ku ka ndërtuar një kompleks banimi. /dritare.net