Të arrestuarit janë një çift me nënshtetasi italiane por me origjinë marokene me 2 fëmijë të moshës 2 e 4 vjeç të cilët i janë besuar gjyshërve të tyre si dhe 2 të rinj po me kombësi marokene. Sipas policisë italiane Abderrahim Moutaharrik së bashku me bashkëshorten e tij Salma Bencharki e rezidentë në Leko të Italisë po përgatiteshin të largoheshin nga Italia e t’i bashkoheshin luftës së Shtetit Islamik në Siri.
Abderrahim Moutaharrik, është një sportist profesionist, ish-boksier mjaft i njohur në territorin italian.
Të gjithë të arrestuarit janë rezidentë në provincën e Lombardisë e Piemontes.
Nga përgjimet telefonike policia italiane ka vërtetuar qëllimet e këtyre personave për të goditur me një atentat terrorist Romën, përgjatë eventeve të besimtarëve katolikë në Romë.
Kryeministri italian Renzi ka përgëzuar në rrjetet sociale suksesin e operacionit të policisë antiterroriste italiane.