Një futbollist me origjinë shqiptare, por me nënshtetesi italiane ka rënë në pranga të policisë së vendit fqinj. Ai është lojtar i vjetër i skuadrës italiane Virtus, dhe është arrestuar pasi akuzohet për shitje ndeshjesh, shkruan libertas. Sipas mediave italiane mësohet se hetimi për shqiptarin Armando Aruci 28 vjeç, është zhvilluar në San Marino. Hetimi për shitjet e ndeshjeve, kishte nisur muaj më parë dhe është drejtuar nga Simon Luca Morsiani, kreu i Komisariatit. Futbollisti shqiptar është arrestuar në flagrance një ditë më parë rreth orës 20:30, nga autoritete italiane ndërsa kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen finale mes La Fiorita dhe Tre Penne.