Arrestohet bosi i mafies italiane, po blinte biletë për ndeshjen Napoli- Inter
E Enjte 12 Tetor 2017, 09:09
Dritare.net
Niola u mbajt në burg në vitin 2013 si pjesë e organizatës së njohur “Camorra”. Përpjekja e tij për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës, në duelin e 21 tetorit ndaj Interit, ka rezultuar fatale.
“Dua një jetë të re, jashtë rrugës së drogës”, mësohet se i ka thënë ai policisë gjatë momentit të arrestimit.
Ai telefonoi në zyrën e biletave të Napolit dhe ngjalli dyshime për shkak se dha vetëm emrin e tij “Emanuele”, duke refuzuar që të japë mbiemrin. Policia ka përgjuar telefonatën e bërë prej tij, dhe më pas e ka arrestuar në një lavazh, teksa ishte brenda makinës së tij, tip “Fiat Punto”. Emanuele përveçse humbi lirinë, tashmë humbi edhe super ndeshjen e 21 tetori midis Napolit dhe Interit.