Arrestohet 41 vjeçari, mbante me forcë të miturën
E Premte 15 Prill 2016, 11:11
Dritare.net
Martin Haxhija nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim më 5 prill nga policia e Lezhës, në veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe shtrëngim për të bashkëjetuar.
Duke ushtruar dhunë psikologjike, ai ka detyruar G. GJ, 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.