Arrestohen kriminelët, dërgonin njerëz të ndaluar në BE me dokumenta false
Dritare.net
Janë vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se bënin dokumente false për personat që u ishte ndaluar udhëtimi në BE. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa hetimi nga Policia e Durrësit.
Këta persona Pas një hetimi 1- mujor me metoda speciale është finalizuar me sukses operacionin e koduar "Sogiorno".
Hasan Milushi, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë, falsifikonin dokumente dhe letërnjoftime me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.
Arrestimi i tyre është bërë pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumente Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Policia po heton për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumenteve.