Arrestohen disa zyrtarë, të përfshirë në kontrabandë makinash luksoze
Dritare.net
Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona që merreshin me trafikim te makinave luksoze.
Sipas organit të akuzës, personat e arrestuar mes të cilëve dhe zyrtarë fusnin këto makina, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.
Kështu pas një hetimi disa mujor të prokurorëve të strukturës së posaçme, Forca e Ligjit janë arrestuar
Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.
Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.
Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”
Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër-Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”.
Po ashtu tre persona të tjerë janë shpallu në këkrim nga policia.V.D/Dritare.net