Arrestohen 3 trafikantë shqiptarë, pjesë e bandës së furnizimit me drogë
E Martë 22 Nëntor 2016, 16:04
Dritare.net
Karabinierët italianë në Ankona kanë arrestuar 5 persona dhe janë sekuestruar 500 gramë kokainë e pastër në formë kristalesh.
Mediat italiane shkruajnë se në kuadër të operacionit “Natale siguro”, u arrestuan kapoja i bandës, Edmond Hidri, Fatmir Dauti, shtetas maqedonas, dy persona nga Jesi: Mirko Massaccesi e Antonella Tittarelli dhe shqiptari me banim në Recanati, Kleo Shuteriqi.
Droga do të shpërndahej në tregjet e Val Muzone dhe Jezit. Hetimet për këtë trafik droge kishin nisur nga karabinierët e qytezës së Ozimos vitin e kaluar.