Arrestimi i Haradinajt, Manjani i dërgon letër homologut francez
E Premte 6 Janar 2017, 14:02
Dritare.net
"Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se zt. Haradinaj është liruar nga akuzat dy herë nga të dyja dhomat e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë si autoritet i themeluar nga OKB për këtë çështje. Si autoriteti qendror i përcaktuar për zbatimin e Konventës Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, do të vlerësoja i nderuar Koleg mospranimin nga ana juaj të kërkesave për ekstradim të motivuara politikisht nga shteti serb. Gjithashtu, do t’ju lutesha që shqetësimi ynë t’u përcillej autoriteteve gjyqësore franceze për të mundësuar lirimin e menjëhershëm të zt. Haradinaj", shkruan Mananji.