Dy punonjësit e ndaluar Gjolek Hodaj dhe Granit Zani, të cilët konsiderohen si përgjegjës për arratisjen e Mikel Kasës nga Gjykata e Vlorës, janë pezulluar nga detyra. Ngjarja për të cilën ata akuzohen ndodhi ditën e djeshme në Gjykatën e Vlorës, ku i riu sapo morri dënimin u arratis me vrap, punonjësit e policisë së burgjeve ju vunë pas, por nuk mundën ta ndalnin. Kasa e kishte të thjeshtë të arratisej pasi ai nuk kishte pranga në duar. V.D/Dritare.net/