Armina Mevlani ka disa këshilla për vajzat e reja
E Premte 2 Nëntor 2018, 13:01
Dritare.net
Ditën e djeshme blogerja Armina Mevlani ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram, nëpërmjet opsionit ‘Ask me a question’.
Mes shumë pyetjeve dhe përgjigjeve, njëra nga pyetjet ka qenë interesante, dhe blogerja nuk ka nguruar t’i përgjigjej.
Pyetja ishte “Cilat janë top 5 këshillat për vajzat?
Armina ka renditur këto 5 këshilla
1. Duaje veten tënde, para të tjerëve
2. Puno për ëndrrat! Gjithmonë!
3. Konfidenca është seksi
4. Një burrë zgjohet në mëngjes dhe mund të të lërë, por karriera kurrë!
5. Ji gjithmonë “gjuetar”. Lini gjithmonë pak kuriozitet për mashkullin tuaj.
Më vonë, ajo ka vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të tjera, pa përtuar./E.B-dritare.net