Arlind Qori: Kostoja për rimarrjen në provim është 2 lekë, studentëve u kërkohen 3000

Pas protestës së studentëve, qeveria vendosi shfuqizimin e nenit 4 të VKM-së, anulimin e tarifës për provimet e prapambetura. Ndërkohë, pedagogu, Arlind Qori, i ftuar në “Top Talk”,në Top Channel ka komentuar protestën e studentëve. Qorri militon brenda Lëvizjes për Universitetin, e cila është organizatore e protestës. Sipas pedagogut,  një llogaritje që ai ka bërë rezulton se kostoja për rimarrjen e një studenti në provim është vetëm 2 lekë, ndërkohë që studentëve u ishte kërkuar të paguhej shumë më tepër.

LEXO DHE :  Studentët në Dritare me Rudinën: Jemi të ndarë, jo të përçarë

“Kam bërë një llogari, e kostoja për rimarrje në provim është 2 lekë të reja, aq sa një format letre A4, ndërkohë që u kërkojnë të paguajnë 3 mijë lekë të reja. Kjo nuk është justifikueshme. Studentët kanë filluar të punojnë që në vit të parë për të përballuar vetë kostot e jetesës.”,- tha pedagogu./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.