Arkitekti francez prezanton projektin e veçantë, për kullën e Notre Dame
E Premte 26 Prill 2019, 15:03
Dritare.net
Menjëherë pas shpalljes së konkursit, shumë arkitektë shfaqën propozimet alternative. Ndërsa arkitekti i famshëm francez, Mathieu Lehanneur pati një propozim të veçantë, informon dritare.net. Projektuesi francez Lehanneur propozon zëvendësimin e kullës, jo me një kopje të asaj që është ndërtuar 150 vjet më parë, por një tjetër të krijuar nga flakët e zjarrit.
"Unë e adhuroj këtë ide, të një momenti të ngrirë në histori, që do të mbetet për shekuj me radhë. Projekti është një flakë monumentale e përhershme, e mbuluar me gjethe të arta. Për mua kjo është një mënyrë për ta kthyer katastrofën në bukuri.",- tha arkitekti./K.C/dritare.net