Arjola Shehu: Ja si e fitova punën në televizionin italian!

Një ditë më parë u përhap lajmi se, moderatorja Arjola Shehu do të jetë prezantuese në kanalin italian “Rai”. Edhe vetë Arjola përmes disa postimeve në rrjete sociale e ka konfirmuar këtë lajm. Moderatorja ka rrëfyer për “Anabel” se ende nuk ka nisur punë, por ka shkuar në studiot e “Rai-t” për një vizitë dhe për të parë se si punohet atje.

Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambientet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni.”,- shprehet Arjola.

LEXO DHE :  Basha thirrje qytetarëve: Çojuni ushqim studentëve

Arjola ka zbuluar edhe planet e ardhshme me projektin italian. “Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.”,- thotë moderatorja./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.