Arinela përlotet teksa flet për të atin, rrëfen pengun e jetës

Arinela Ara ka qenë e ftuar darkën e  shtunë, në emisionin  ‘Xing me Ermalin”. Mes shumë të tjerash, këngëtarja ka folur edhe për prindërit e saj. Kur ra fjala për babanë, Arinela u prek dhe tregoi çfarë boshllëku i ka ngelur. Babai për Arinelën ka qenë mbështetja më e madhe. Megjithëse, nuk flet kurrë për të atin, mbrëmjen e kaluar, Arinela e përlotur zgjodhi të thoshte disa fjalë.

“Nuk kam folur kurrë, por do të flas në emision, pasi për mua është sa e shenjtë dhe private aq edhe…dua ta dijë gjithë bota. Unë kam pasur një baba të jashtëzakonshëm. Nuk kam folur kurrë, pasi e di që do të prekesha. Që kur kam humbur babin, kur dëgjoj fjalën ‘baba’ më vjen çuditshëm. Lumturohem shumë për njerëzit që kanë fatin ta kenë babanë. Për mua ka qenë fat i madh dhe dua t’i them të gjithëve se, ai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij. Shpresoj shumë që të jetë krenar për mua.”,-rrëfen Arinela.

LEXO DHE :  Strazimiri kërkoi arrestimin e studentëve, shihni si e ironizon Rama!

Pasi tha këto fjalë, në ekran u shfaq një video e Arinelës, kur ishte te “Gjeniu i vogël”. Në video, dukej edhe babai i këngëtares, i cili e shoqëronte çdoherë në skenë. Në këtë çast, Arinela ka treguar edhe pengun më të madh të jetës.

“A mund të them edhe një gjë? Unë kam një boshllëk shumë të madh. Dhe më vjen shumë keq që mbase nuk kam arritur asnjëherë që këtë boshllëk ta mbush dhe ta kthej në dashurinë e pafundme që duhet të kem për mamin tim. Jam akoma në kohë dhe do të përpiqem t’i jap gjithë dashurinë që kam për babin.”,– tregon Arinela e përlotur./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.