Argumenti që i prishi mendjen Frangajt, për të mbajtur Fevziun!

Pas bisedimesh te ndezura, Tv Klan ka arritur një marrëveshje me Fevziun për nje vazhdim te kontratës.

Në këtë ndryshim të kursit ndikuan shumë faktorë.

I pari ishte peticioni i banorëve të Kinostudios që i kërkonin me ultimatum Frangajt, të mos largohej Fevziu nga televizioni i tyre.

Ata ishin mësuar me portretin e tij gjatë javës dhe nuk mund të bënin pa këtë atraksion tashmë mitik të zonës. Shumë prej tyre kur prezantoheshin thoshnin që jemi nga lagjia , ku punon Fevziu.

Shkaku i dytë ishte prezenca e biznesmenëve dhe kryeministrit në emisionin e fundit.

Fakti që kryeministri nuk i dha dorën Frangajt la të kuptohet që ai vinte në atë TV për Fevziun, se, si Frangaj gjente plot.

Por ai që ishte edhe argumenti kryesor, ishte premtimi i Fevziut për Frangaj.

Ai zotohej që ta bënte emisionin 8 herë në javë. E diela do ishte pushim, por do të konkurronte Top Channel në dy mbrëmje të javës,  pas orës 12 me tema të nxehta.

Mbetet te presim surprizat e Fevziut i cili ka qënë pioner në shumë gjetje të tij. Gjithsesi publiku i ish Kinostudios, tani është i qëtë. /dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.