Arena nga Dritan Hila- Lulzim Basha: Shqipëria që do të bëj
E Enjte 22 Qershor 2017, 16:04
Dritare.net
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ftuar ne emisionin “Arena” nga Dritan Hila në “Ora News” ka folur për listën e kandidatëve për deputetë. Ai tha se lënia jashtë listave e figurave kritike në PD, u bë për faktin se nuk mund të shkohet në çdo fushatë me të njëjtin ekip. Ai ka hedhur një propozim të ri, që deputetët të zgjidhen çdo dy vjet. Basha ka sulmuar kreun e FRD-së Bamir Topi, duke e cilësuar si një individ në shërbim të lojërave politike të Edi Ramës. Më tej ka shpjeguar programin e tij për Republikën e re.