Arena nga Dritan Hila- Çfarë ndodhi në Shqipëri 20 vjet më parë?
E Diel 12 Mars 2017, 09:09
Dritare.net
Cilat ishin shkaqet që çuan në krizën e rëndë dhe në përplasjen me armë në vitin 1997? Ish-themeluesi i gazetës së parë opozita Rilindja Demokratike, Frrok Çupi thotë në emisionin Arena nga Dritan Hila në Ora News se arsyeja kryesore ishte manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit. Politikani Arjan Starova thotë se nuk ishte vetëm kjo arsyeja, por zhgënjimi nga iluzioni i krijuar për ndryshime të mëdha. Edhe historiani Paskal Milo thotë se zgjedhjet u manipuluan në mënyrë skandaloze. Elmaz Sherifi, kryetari i Partisë Lidhja për Drejtësi dhe Progres, thotë se situata nuk ka ndryshuar shumë prej atëherë për sa i përket besimit tek zgjedhjet.