Në emisionin Arena nga Dritan Hila, është folur për sekuestrimin e 613 kilogram kokaine në Durrës, e ardhur nga Kolumbia. Të ftuarit të studio kanë debatuar dhe janë përplasur mbi aksionin e policisë dhe atë që e pret vendin tonë në luftën ndaj këtij fenomeni.
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka deklaruar se pritet goditja e disa grupe kriminale, mes tyre edhe nga mazhoranca.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka sqaruar tenderin e vetit 2015 që u përfol që ishte dhënë nga Ministria e Bujqësisë, në atë kohë e drejtuar nga Edmond Panariti për kompaninë e cila kishte porositur bananet në të cilat u gjet sasia rekord e kokainës./ I.M-Dritare.net