Pritet të nisë protesta e opozitës para Kryeministrisë. Ndërkohë, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka dhënë urdhër policëve, që mos të provokojnë protestuesit dhe mos të bien pre e provokimeve nga tubuesit. Policia ka marrë masa të forta për të parandaluar incidentet nga protesta. Në gatishmëri të protestës janë vendosur edhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Ndërkohë, policët janë pajisur me maska kundragaz./K.C/dritare.net