Arabia Saudite: Gazetari Khashoggi u vra gabimisht

Arabia Saudite thotë se vrasja e gazetarit, Jamal Khashoggi ishte thjeshtë një gabim i jashtëzakonshëm, duke fajësuar kështu  një “operacion mashtrues” për një vrasje që ka shkaktuar një protestë ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm arab, Adel al-Jubeir  tha për ‘Fox News’ se, akti ishte një gabim dhe mohoi se princi urdhëroi vrasjen, informon dritare.net.  Ndërkohë, ministri u shpreh se, do të mbledhin të gjitha faktet dhe se janë të vendosur të gjejnë përgjegjësit e vrasjes në fjalë. Arabia Saudite ka qenë nën presion për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, pasi ka thënë së pari se Khashoggi ishte gjallë. Ai u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite, në Stamboll më 2 tetor. Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi, një kritik i shquar i qeverisë saudite, u vra nga një ekip agjentësh sauditë brenda ndërtesës. Arabia Saudite fillimisht tha se, ai ishte larguar i padëmtuar nga ndërtesa, por të premten pranoi për herë të parë që kishte vdekur, duke thënë se u vra në luftë./K.C/dritare.net

LEXO DHE :   I nxehti 'përvëlon' Australinë, temperatura në mesnatë shënoi 35.9 gradë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.