Anulimi i fluturimeve drejt Italisë, AAC jep lajmin e keq
E Mërkurë 9 Maj 2018, 10:10
Dritare.net
Janë anuluar fluturime drejt Romës, nga kompanitë: “Alitalia”, “Ernest S.P.A”. Ndërkohë si pasojë e grevës ka pasur vonesa në fluturime edhe nga kompanitë e tjera si: “Albwings” dhe “Blue Panorama”.
Ndërkaq, Autoriteti i Aviacionit Civil, bën me dije se pasagjerët e këtyre destinacioneve nuk mund të përfitojnë subvencion, pasi anulimi ka ardhur si pasojë e grevës së aeroporteve, çka shkarkon përgjegjësitë e kompanive.
Sipas AAC, kompanitë që kanë anuluar udhëtimet, duhet të riplanifikojnë udhëtimet brenda 24 orësh dhe të gjithë pasagjerët duhet të mbajnë hapur postat elektronike, për të kontrolluar njoftimet nga ana e kompanive ajrore dhe aeroporteve, për rinisjen e fluturimeve./K.C/Dritare.net