Anita Haradinaj tregon për herë të parë, si u njoh me kryeministrin
Dritare.net
Anita Haradinaj për herë të parë tregon sesi është njohur me kryeministrin, si I ka propozuar ai, dhe si kjo e ka ngacmuar vazhdimisht.
“Unë kam jetuar në Tiranë dhe në kohën e luftës ishin mediat dhe gazetarët e huaj në Tiranë. Nga Tirana shkonin në kufi me Morinën për të raportuar nga zonat e luftës. Unë atë kohë u bëra përkthyese e një ekipi të televizionit suedez. Isha 17 vjeç. Shkova me gazetarët dhe reporterët tek kufiri. Ata donin të hynin në zonën e luftës por një ushtar i ri thoshte që nuk mund të futeshim sepse është rrezik dhe nuk lejon komandanti. Unë e pyesja kush është komandanti. Ai më tha është Ramushi. Ma thërrit këtu Ramushin i thashë. Unë e imagjinoja Ramushin shumë të madh, 2 metra burrë, me mustaqe si Skënderbeu. Por komandanti nuk erdhi të më takonte.
Më pas Ramushin e takova kur ishte i ftuar në Koha vision dhe unë punoja aty. Ramushi djalë i ri, i dobët, kur e pashë i thashë unë të kam menduar të madh, ti qenke i ri. Jemi njohur pastaj edhe në punë se isha gazetare terreni dhe shkoja shpesh tek partia që përcillja ngjarjet. Një ditë Ramushi fton babain tim në shtëpinë e tij sepse njiheshin. Babai më mori dhe mua. Atje ishin mbledhur nja 20 miq e mikesha të Ramushit. Thashë ta ngacmoj pak dhe i thashë o kryetar ty t’u dashkan nja 4 nuse për gjithë këtë shtëpi. Një si ti boll më del tha”, tregoi Anita./E.B-dritare.net