Angli – Kroaci, mungesat e të dy kombëtareve për gjysmëfinalen e madhe

Anglia do të përballet neser kundër Kroacisë, në Luzhniki Stadium, në ora 20:00, në kuadër të gjysmëfinalës. Anglia në këtë përballje pritet që të ketë të gjithë skuadrën gati, shkruan dritare.net

I vetmi dyshim për menaxherin e ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate, është paraqitja e mesfushorit të Livepoolit, Jordan Henderson.

Jordan Henderson ka qenë lojtari kryesor i Anglisë, në ndeshjën kundër Suedisë.   Vlen të theksohet se në 30 ndeshjet e fundit kur Henderson ka luajtur me Anglinë, Anglia gjithmonë ka fituar.  Tjetër pikëpyetje për Anglinë pritet të jetë edhe paraqitja ose jo e sulmuesit të Leicester City, Jamie Vardy.

LEXO DHE :  Ofertë marramendëse për yllin e Francës që shkëlqeu në Botëror

Vardy mori një lëndim në ndeshjen kundër Kolumbisë dhe nuk luajti në çerekfinale. Ndërsa në kampin e Kroacisë pritët mungojnë mbrojtësi Sime Vrsaljko dhe portieri i tyre, Danijel Subasic./D.M-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.