Anglezët gjejnë tersin, ja pse e humbën ndeshjen me Kroacinë!
Dritare.net
Te zhgënjyer nga humbja dhe eliminimi nga botërori të mërkurën në mbrëmje, anglezët duket se po kërkojnë tanimë të gjejnë fajtorin për këtë dështim në Botëror një hap larg finales.
Por, më pak se 24 orë nga ndeshja tifozët i kanë drejtuar gishtin Mik Jager si tersi për humbjen e ndeshjes.
Në fakt, anglezët kanë arsye të besojnë se pikërisht ai ka qenë tersi i ndeshjes kundër Kroacisë, pasi çdo skuadër që ai mbështet, rezulton të humbë ndeshjet.
Kështu ikona e Rolling Stons në vitin 2010 mbështeti SHBA në ndeshjen kundër Ganës, dhe ishte pikërisht Gana që mundi SHBA me rezultatin 2:1.
Përsëri në 2014 ai mbështeti Brazilin, por edhe ata u mundën nga Gjermania me rezultatin 7:1.
Edhe mbrëmjen e së mërkurës ai ndodhej në stadium për të parë ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë, dhe fati i keq ishte se ai mbështeste pikërisht Anglinë.
Tanimë është e qartë, sado i famshëm të jetë ai, asnjë skuadër apo tifozeri nuk do donte ta kishte në krah./ I.M-Dritare.net