Angela Merkel do t'i japë një lajm të madh më 28 nëntor, Edi Ramës!
E Enjte 27 Tetor 2016, 13:01
Dritare.net
Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Gjermani ndodh në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Klan Kosova mëson se Merkel me këtë rast do ia kumtojë edhe lajmin Ramës se BE-ja e fton Shqipërinë për të hapur negociatat për anëtarësim në bllok.
BE kishte vendosur si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë, reformën në drejtësi. Pavarësisht se "Vettingu" po pret konkluzionin e Venecias, BE duket se ka vendosur të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.