Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë, ja çfarë thonë mjekët!

Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë. Mjekët pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks (detajet janë të rezervuara në përputhje me kodin mjekësor) e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll. E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij, por eksponentë të Partisë Demokratike e quajtën këtë si sajesë dhe përdorje e familjes, pasi sipas tyre, ai nuk shkoi në Shkodër për shkak të protestave që e prisnin atje, vizitë e cila u mohua nga Kryeministria.

Mjekët e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” janë shumë të rezervuar me informacionin në lidhje me shkallën e sëmundjes së Aneta Ramës, e cila më 1 shtator 2018, pra këtë vit mbush 80 vjeçe. Viteve të shumta të jetës së saj u shtohen dhe shqetësimet e njëpasnjëshme “politike”, ku rregullisht është cenuar rëndë si personalisht, ashtu edhe familjarisht.

LEXO DHE :  PD kërkon pezullimin e Arta Markut: Të zbulohen lidhjet me PS-në

Këtë e ka pohuar vetë Aneta në 2009-ën, kur ajo vendosi të padisë në gjykatë kryeministrin e vendit në atë kohë, Sali Berishën. Në padinë që u botua ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare” në atë kohë thuhej: “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal“.

Pervjetori
E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama. Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta./Gazeta Shqiptare/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.