Andi Hoxhaj, shqiptari që merr çmimin prestigjioz në Britani
Dritare.net
“Jam i emocionuar që marr këtë çmim prestigjioz nga Akademia Britanike”, deklaroi gjatë marrjes së titullit vetë akademiku shqiptar.
Hoxhaj në një intervistë eskluzive të dhënë për Dritare.net reth një vit më parë ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij nga ka nisur dhe deri ku do të mbërrijë. Gjithashtu ai ka treguar edhe për takimin me zonjën Klinton e cila është një frymëzim për të. “Faktikisht ëndrra ime ishte të bëhesha arkitekt, madje në gjimnaz kam studiuar art. Megjithatë pas disa vjetësh jetesë në Britani, vura re se shumë emigrantë kishin probleme me lejet e tyre të qëndrimit e disa të tjerë për shkak të mosinformimit mbi ligjin, bënin gabime në aplikimet e tyre për lejen e qëndrimit. Kjo më frymëzoi të studioja për drejtësi, për më tepër është një fushë që të jep shumë hapësira dhe mundësi për t’u punësuar. Ky ishte një vendim pragmatik, megjithatë, kurrë nuk kisha menduar se një ditë do te isha pedagog i së drejtës Evropiane, në një universitet mjaft të mirë në Angli”, shprehet ai.
Hoxhaj ka njoftuar gjithashtu edhe ngritjen e një rrjeti mes studiuesve të rinj të Britanisë dhe Ballkanit Perëndimor, por t’u fokusuar tek emigrimi, siguria dhe drejtës. V.D/Dritare.net/