Anastasia na tregon Kilin, kur e vizitoi 5 vite më parë!
Dritare.net
E keni menduar ndonjëherë të udhëtoni në Kili? Nëse jeni një person aventurier ja vlen të provosh gjithçka e të guxosh për të bërë gjëra që të bëjnë të lumtur por nuk të dëmtojnë. Ne të dritare.net sot në këtë artikull do t'iu tregojmë një nga historitë më të bukura të njerëzve që e kanë vizituar Kilin.
Anastasia Polosina, është një vajzë nga Moska dhe 5 vjet më parë ajo udhëtoi drejt Santiagos, në Kili.
Ajo më parë kishte punuar si redaktore e një reviste, por tani drejton grupe turistësh në Amerikën e Jugut.
"Kam pasur mjaft kohë për të mësuar shumë për zakonet e njerëzve që jetojnë në Kili dhe për gjërat e mahnitshme në këtë vend."
Në një nga intervistat e saj, Anastasia ka folur për gjërat më të pazakonta që ka parë në Kili.
Kili është vendi që ka ekonominë më të zhvilluar në Amerikën Latine.
Disa njerëz e quajnë Kilin "Zvicra e Amerikës së Jugut". Ka shumë arsye për këtë. Së pari Kili renditet i 24-ti në listën e Indeksit Global të Paqes. Ky vend ka nivelin më të ulët të korrupsionit në të gjithë Amerikën Latine dhe nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik. Kili është në vendin e 33-të në listën e Indeksit të Lirisë së Shtypit. Ekzistojnë fonde efektive që mbështesin kompanitë e vogla. Kili është shumë i zhvilluar ekonomikisht si dhe nga ana sociale ku niveli që ka mund të krahasohet me shumë vende evropiane dhe është shumë i sigurt dhe i rehatshëm për të udhëtuar.
Zakonet e njerëzve në Kili
Ashtu si çdo komb tjetër, në Kili njerëzit kanë zakonet dhe mentalitetin e tyre. Shikoni disa nga zakonet e tyre:
Njerëzit në Kili nuk munden me të vërtetë t'i parkojnë makinat mirë.
Ata duan të zëvendësojnë një darkë të zakonshme me një ushqim të shpejtë, si sanduiç me çaj ose kafe.
Meshkujt që punojnë në zyra kanë dëshirë t'i mbajnë çantat e shpinës edhe kur veshin kostume. Ata gjithashtu veshin pantallona që janë shumë të shkurtra. Dhe gratë dëshirojnë të veshin gjithmonë çizme të gjata pavarësisht sesa nxehtë është jashtë.
Mos u habitni nëse një njeri në Kili, do t'ju drejtohet me këtë pyetje: "Në cilën shkollë keni shkuar?" Ose "Ku jetoni?" Që në takimin tuaj të parë.
Në Kili, gjithçka është përmbysur. Është e ftohtë në Jug dhe e nxehtë në veri, është verë në janar dhe dimër në korrik.
Uji në oqean është i ftohtë gjatë gjithë vitit
Shumë njerëz përfytyrojnë palmat, oqeane të ngrohta kur dëgjojnë fjalën "Amerika Latine". Kjo është e vërtetë për pjesën më të madhe të kontinentit, por Kili është një nga rastet që përjashtohet. Temperaturat e ajrit pranë oqeanit janë rreth 60 ° celcius, ka dallgë të mëdha dhe është pothuajse e pamundur të notosh. Megjithatë, këtu nuk ka peshkaqenë. Pavarësisht çdo gjëje që ka fal natyra, njerëzit udhëtojnë nga Kili në Brazil për pushimet në plazh.
Kili është një vend me larmishmëri terrenesh, dhe kjo e bën të ketë shumë turistë.
Njerëzit në Kili nuk e ndjejnë tërmetin edhe kur është 7 ballë
Kili ndodhet në një zonë sizmikisht aktive. Tërmetet këtu janë aq të zakonshme saqë shumë njerëz as nuk i vënë re ato. Me kalimin e kohës, edhe unë u habita,-tregon Anastasia. Ndërtesat këtu janë ndërtuar sipas standardeve të posaçme që i mbrojnë nga plasaritjet dhe dëmtimet e tjera. Shumica e tërmeteve nuk shkaktojnë pasoja, dhe njerëzit e kuptojnë se ka rënë tërmet vetëm kur e dëgjojnë në lajme.
Largësitë mes qyteteve janë shumë më të mëdha sesa e imagjinoni.
Për disa arsye, shumë njerëz mendojnë se distanca në Amerikën Latine nuk është shumë e gjatë. Dhe Kili duket të jetë një vend i vogël. Kili është vendi më i ngushtë në botë, por kjo nuk do të thotë se vendi është i vogël. Është gjithashtu e rëndësishme të mos harrohet sesa larg është nga vendet e tjera. Për shembull, është më lirë të fluturosh nga Rusia në Kubë se nga Santiago në Kubë edhe pse distanca është pothuajse e njëjtë. Fluturimi nga Santiago në Nju Jork zgjat 10.5 orë, dhe nga Santiago në Rio de Janeiro është 5 orë e gjatë, shpjegon Anastasia. E njëjta gjë vlen për të udhëtuar nëpër Kili. Sepse nëse ke vetëm 2 javë kohë, dhe dëshiron të shohësh sa më shumë vende, këtu duhet të marrësh avion.
Në Kili prodhohet shumë verë
Kili është në vendin e 4-ët për prodhimin e verës. Carmenère ndoshta është lloji më i shquar i verës në këtë shtet. Ka edhe një histori të bukur, sepse për këtë lloj vere janë kërkuar të gjithë llojet e rrushit në Evropë dhe ky lloj rrushi u gjendet vetëm në Kili. Këtu prodhohet shumë verë, sepse Kili ka kushte fantastike natyrore.
Shtetasit e Kilit nuk kanë nevojë për viza në çdo 174 vende të botës
Çdo njeri nga Kili mund të vizitojë 174 vende pa vizë. Kili është i vetmi vend në Amerikën Latine që ka autorizim elektronik me SHBA. Kjo do të thotë që, ajo çfarë ju duhet të bëni për të shkuar në SHBA ,është të plotësoni një pyetësor në internet një ditë para udhëtimit tuaj.
Kili është një vend kontradiktash
Vendi që vetëm 58 vjet më parë përjetoi tërmetin më të madh në historinë e njerëzimit, ka qiellgërvishtësen më të lartë në Amerikën e Jugut, e cila është 3.014.472 m e gjatë.
Ky është një vend që ka pasur 2 presidente femra, që vinin nga një martesë në të njëjtin seks.
Gratë në Kili nuk e ndryshojnë mbiemrin e tyre kur martohen. Ato thjesht nuk e kanë një traditë të tillë, si shumë vende të tjera në Botë që gruaja duhet të marrë mbiemrin e bashkëshortit.
Martesat e hershme dhe numri i madh i fëmijëve janë normale vetëm për familjet shumë të varfra dhe shumë të pasura. Të kesh fëmijë në Kili është shumë e shtrenjtë. Çerdhet private, shkollat, kolegjet dhe sigurimet mjekësore janë të përballueshme për klasën e mesme. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz atje martohen dhe lindin fëmijë vetëm pas 10 vjet bashkëjetesë në çift, tregon Anastasia. Jetëgjatësia mesatare në Kili është 80 vjeç dhe kjo është arsyeja pse ata besojnë se një person 35-vjeçar është akoma shumë i ri.
Ishulli i famshëm i Pashkëve është një nga vendet më të veçantë të Kilit
"Me siguri pak njerëz e dinë se ku ndodhet ky ishull i vogël. Bregdeti është toka më e afërt në ishull, 3.700 km larg. Kjo është arsyeja pse është pjesë e Kilit. Vetëm po të bësh një fluturim për 5 orë nga Santiago dhe ju do të arrini në ishullin e famshëm.
Toka në ishull mund të blihet vetëm nga një person, ndërsa të tjerët mund të marrin me qira shtëpi, duke përfshirë njerëzit rezident në Kili.
Të ardhurat nga biletat në muzeun arkeologjik lokal të ishullit i jepen komunitetit indian.
Vetëm ata që janë vendas mund të gjejnë punë këtu. Ky është Kili, por jo saktësisht."tregon Anastasia./Përshtati nga Brightside/A.C/dritare.net