Analisti: Shumë shpejtë do vijnë lajme tronditëse

I ftuar në studion e emisionin ‘Opnion” analisti Lorenc Vangjeli, ka dekalruar se vendi ynë gjendet në një situatë aspak të qetë pas djegies së mandateve nga opozita.

Sipas Vangjelit shumë shpejtë do të vijnë lajme tronditëse nga jashtë vendit.

“Sot jemi në situatën që duhet ta fotografojmë situatën në dy elementë kryesorë. Sot jemi në momentin që janë goditur edhe stabiliteti dhe standardi ndërkombëtar. Ky është një lajm i keq. Do vijnë shpejt lajme tronditëse. Nga ato që vijën në anglisht por do përkthehen në shqip. Ato për të cilën është folur në këtë studio është ku është pyetur Sali Berisha dhe ka folur për 50 hapa të protestës që pritet të ndodhë.

LEXO DHE :  Bojkoti i proceseve gjyqësore fut në kolaps një sistem të tërë, duke paralizuar shtetin vetë

Partia Demokratike dhe LSI do të dalin jashtë sistemit politike. Nuk është çudi që në Tiranë të gjejmë çanta të zeza të shpërndara në qytet, shtylla tensioni të hedhura në erë, E shikoj zi të ardhmen. Mbi PD dhe LSI-në do të ketë një presion të madh nga ndërkombëtarët”, tha Vangjeli./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.