Analisti Lubonja i bashkohet protestës për Teatrin: Vend i shenjtë si kisha e xhamia
Dritare.net
Analisti Fatos Lubonja ishte i pranishëm pasditen e kësaj të marte në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai e cilësoi të “shenjtë” godinën e Teatrit dhe dha një shembull për qytetarët se si mund të mbrohet.
“Një teatër mund të quhet vend i shenjtë si kisha apo xhamia. Në kuptimin si shtëpi a artit dhe thelbin e thotë Gëtja kur flet për të shenjtën: Diçka që bashkon shumë shpirtra. Ne kemi nevojë për tu bashkuar. S’mund të ndërtosh një gjë të shenjtë kur ke gjysmën e shqiptarëve kundër dhe do të prishësh një gjë. S’mundesh”! “Kur bën analizën e asaj që pse ndodh kjo që prishin, kemi pasur problem që vendimet janë marrë nga lart-poshtë, që është vendosur edhe e kanë bërë. Ky është një moment i rëndësishëm nëse duam të mbrojmë diçka të shenjtë që është bërë nga historia. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kur u prish teatri në Pragë, gratë atje dhanë bizhutë për ta ndërtuar. Kjo ka një kuptim tjetër që bëhet një gjë e jona”, tha Lubonja./d.m-dritare.net