Ambasadorja shqiptare në OKB, shpreh keqardhjen për vdekjen e ambasadorit rus
E Hënë 20 Shkurt 2017, 23:11
Dritare.net
“E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe”, ka shkruar Kadare në Twitter.
Ndërkaq, postimin e saj e ka shpërndarë edhe kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.
Kujtojmë se ambasadori rus, Churkin, është i njohur si kundërshtar i ashpër i shtetësisë së Kosovës të cilën e mbron si pjesë përbërëse të Serbisë.
Churkin vdiq të hënën në moshën 64-vjeçare në New York./koha.net