Ambasada greke ju shkruan banorëve të Kuçit për çështjen e detit
Dritare.net
Nisur nga ky fakt ata i kërkuan me një letër ambasadës së Greqisë në Tiranë që të shpalleshin homogjenë dhe të shikohej mundësia që të merrnin pensionet greke me argumentin se “helbete, kemi dhe ne çiliminj për të rritur”.
Ambasada greke ka kthyer përgjigje. Ja çfarë shkruajnë ata:
Të dashur banorë të Kuçit,
Pasi lexuam letrën tuaj, e ndjejmë për detyrë të bëjmë disa sqarime.
Së pari, lidhur me njohjen e 12 miljeve, bëhet fjale për aty ku ka det, dhe jo të dalim edhe në stere.
Së dyti, duhet ta keni të qartë qe edhe në ëndrrat më të guximshme të Megali Idhesë, nuk është futur në Vorio Epir zona e Labërisë. Mesa duket të parët tanë do të kenë pasur eksperienca të hidhura me ju.
Së treti, nga informacionet që kemi, pasi kuçiotët vijnë emigrantë në Greqi, grekët që kanë kontakte me ta fillojnë e flasin shqip
Së katërti, aty ku marrin shtëpi me qera labërit, lagjja fillon e boshatiset për shkak të zakonit tuaj, që pas pune po u bëtë dy vetë filloni e këndoni dhe po u bëtë tre kërcet sherri. Sidomos kur ju vijnë furnizimet me cipuro nga Kuçi. Ndaj nuk kemi ndërmend t’iu marrim ju e të zbrazim Greqinë.
Së pesti, nëse ju marrim juve, Shqipëria ngelet pa Zonën e Parë Operative.
Këto janë disa nga arsyet por ka edhe të tjera. Gjithsesi ne po e mbyllim këtu duke ju këshilluar qe ne të ardhmen të shikoni edhe mundësinë e emigracionit në Itali.
Me respekt,
Ambasada Greke/Dritare.net