Ambasada e SHBA, reagon për Ministrinë e Brendshme: Duhet të jetë funksionale

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare, duke nisur që nga reforma në drejtësi, deri te ndryshimet në Ministrinë e Brendshme.

Ambasada e SHBA-ve thekson se një Ministri e Brendshme duhet të jetë plotësisht funksionale dhe duhet të sigurojë vazhdimësi.

Deklarata e plotë:

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ngjashmëritë familjare, janë thjesht mahnitëse

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.