Mëngjesin e sotëm, Ambasada Amerikane i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm, për të gjithë aplikuesve të vizave amerikane.
Ambasada Amerikane këshillon të gjithë aplikuesit të mbrohen nga mashtrimet dhe të gjitha informacionet që ata duhet të marrin, mund ta marrin nga adresa zyrtare e postës elektronike ([email protected])
“Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë – më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! ?#AskAnna /”K.C/dritare.net