Ambasada Amerikane: Ja simboli i mbijetesës, i gjetur nën gërmadhat e Kullave Binjake!

Ambasada Amerikane, ditën e sotme, për të kujtuar tragjedinë e 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, ka postuar flamurin e dëmtuar të gjetur nën gërmadhat e Kullave Binjake, të Qendrës Tregtare Botërore.

Flamuri u gjet nga një punonjës shpëtimi dhe u cilësua si simbol patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese.

Sipas Ambasadës, Muzeu Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2001.

“Foto e Ditës | Ky flamur amerikan i dëmtuar rëndë u gjet nga një punëtor shpëtimi në Qendrën Tregtare Botërore. I ngritur nga gërmadhat e Qendrës Tregtare Botërore dhe i varur në Pentagonin e dëmtuar, flamuri u kthye në një simbol të fuqishëm patriotizmi, mbijetese dhe qëndrese. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane ka një koleksion me objekte të lidhura me viktimat, të mbijetuarit dhe heronjtë e 11 shtatorit, 2001. Shumë prej këtyre objekteve, dhe historitë pas tyre, mund të shihen në ekspozitën online “11 shtatori: Dëshmi e Historisë””,-thuhet në postimin e Ambasadës. /K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Studentët e dhjetorit që nuk kërkojnë pushtet, por shtet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.