Amaneti i Kujtim Paçakut me poezi: Ju lutem, me varrosni në këmbë

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, përfaqësuesi i komunitetit rom, në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku.

Paçaku njihet edhe si poeti, që shkruante me ndjeshmëri të madhe për jetën dhe dashurinë rome në Kosovë.

Paçaku la një amanet, përmes një poezie të shkuar nga ai.  Në dëshirën e fundit për përcjelljen në botën tjetër, ai kërkoi që ta varrosnin në këmbë.

LEXO DHE :  Kanadaja mbyll mundësitë për bashkim familjar. Nuk ka më lotari

Kjo është poezia si testament, që la pas vetes Paçaku.

Testament

Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S’më lanë se s’më lanë të ngrihem në këmbë!/K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.